Butani, shteti që ka 318 mjekë dhe vetëm një të vdekur nga COVID-19

Prishtinë | 22 Shk 2021 | 17:55 | Nga Ekonomia Online

Butani është vendi më së paku i prekur nga COVID-19. Sipas raporteve të fundit, në këtë vend ka vdekur vetëm një pacient si pasojë e COVID-19.

Kjo vlerësohet arritje e madhe, marrë parasysh se është një prej vendeve më të varfëra.

Me të shpërthyer pandemia, u mendua se Butani nuk është i përgatitur për këtë sfidë të madhe, por doli e kundërta.

Ky shtet me pak më shumë se 760 mijë banorë, ka vetëm 318 mjekë, 3.000 punëtorë të tjerë shëndetësorë dhe një aparat për kryerjen e analizave PCR.

Ndërkohë, në Indinë fqinje që ka mbi një miliard banorë, koronavirusi ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 150 mijë personave.

Vdekja e parë në Butan si pasojë e COVID-19 është regjistruar në janar të këtij viti. Bëhet fjalë për një 44-vheçar që kishte edhe telashe të tjera shëndetësore.

Gazetari i njohur i CNN-it, Fareed Zakaria, vlerëson se kjo situatë e mirë është rezultat i menaxhimit të mirë me pandeminë. Megjithëse, vendi përfiton më së shumti nga turizimi, rreth 900 milionë dollarë në vit, ka mbyllur kufijt për të huajtë. Pos kësaj, qytetarët janë testuar masivisht, ndërkohë që atyre u është dhuruar edhe material për mbajtje të higjienës personale.

Butan ka për kryeministër, ministre të Shëndetësisë dhe ministër të Punëve të Jashtme tre mjekë me profesion. Kontribut të madh ka dhënë edhe mbreti në këtë drejtim.

Sipas të dhënave të universitetit “Johns Hopkins”, nga fillimi i pandemisë një vit ë parë, në këtë vend janë prekur me COVID-19 866 persona.

Të ngjashme