Buxheti i komunave duhet të kthehet në zhvillim të qëndrueshëm

Prishtinë | 25 Tet 2016 | 16:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI), ka prezantuar analizën mbi gjendjen e përgjithshme buxhetore dhe linjat e operimit të komunave në raport me shpenzimet e buxheteve.

Gjatë prezantimit të analizës, drejtori ekzekutiv i KLGI-së, Besnik Tahiri, theks të veçantë i dha aspektit krahasues të trendeve buxhetore dhe perspektivën zhvillimore të tij, po ashtu, sfidat, sukseset dhe perspektivat në raport me mbledhjen, menaxhimin dhe shpenzimin e mjeteve financiare nga komunat.

Fillimisht u theksua se Ligji për Financa Lokale dhe ligjet që rregullojnë pushtetin lokal janë rrjedhojë e procesit të decentralizimit nga viti 2008. Për shkak të qasjes së lartë dhe të thellë të mbikëqyrjes dhe monitorimit, këto ligje janë cilësuar si mjaft praktike në atë kohë, si nevojë e mentorimit dhe mbikëqyrjes.

Ndërkaq, 8 vite pas, ky ligj dhe ligjet e tjera që lidhen me zhvillimin komunal duhet të ri-shikohen dhe ri-mendohen në funksion të avancimit, në të kundërtën i bie se po trajtojnë komunën si një nxënës të dobët.

Si rrjedhojë, ekziston nevoja për ndryshimin e kornizës së përgjithshme të ligjit për financa lokale dhe rishikimin e legjislacionit, duke marrë parasysh se komunat tani kanë autonomi të madhe e mos-financimi i duhur prek drejtpërdrejtë funksionimin e tyre.

Për më tepër, u theksua se decentralizimi mund të jetë i suksesshëm dhe sistemi i komunave siç është tani mund të funksionojë vetëm nëse ka financim të duhur dhe të qëndrueshëm.

“Ndër të tjera, duhet të ceket se vetëm 18% e buxhetit të komunave vjen nga të hyrat vetanake me pjesën tjetër nga niveli qendror, që do të thotë se ka një varshmëri të madhe nga niveli qendror dhe ministritë e caktuara. Krejt në fund, u pasqyruan rekomandimet për masat që duhen të merren në raport me menaxhimin më të mirë dhe një qasjeje të re të financimit”.

Besnik Muçaj, menaxher i programeve në KLGI, ka thënë se një element shumë i rëndësishëm është se pothuajse 100 për qind e të hyrave vetanake të komunave shkojnë në investimet për kompanitë regjionale, ose kompanitë tjera private.

Rekomandimet paraqiten si në vijim: Ligji për financa lokale të rrit autonominë fiskale të komunave; Të bëhet një analizë për ligjet primare dhe sekondare në funksion të harmonizimit të kompetencave me financat; Qarkoret buxhetore t’i përshtaten kohës, duke u kthyer në mekanizëm i zhvillimit të qëndrueshëm; Të shikohen mundësi të reja të financimit dhe që procesi i hartimit të Ligjit për zhvillim të barabartë regjional ti ketë parasysh zvogëlimin e hendeqeve zhvillimore regjionale.

 

 

Të ngjashme