Hekuran Murati paraqet raportin financiar për Buxhetin 2021, mburret se ka pasur rritje të të hyrave tatimore për 30%

Prishtinë | 10 Tet 2022 | 13:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere e ka raportin vjetor Financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021, raporton Ekonomia Online.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati tha se bazuar për Ligjin për Menaxhimin e Financave, MFPT ka përgatitur raportin financiar për buxhetin për vitin 2021.

Sipas Muratit, të hyrat tatimore janë ritur për 30%, kurse buxheti është realizuar mbi 2 miliardë euro.

“Për ndarjen buxhetore dhe ligjin i cili ka rishikuar Ligjin e buxhetit për vitin 2021 ka qenë mbi 2 miliardë euro. Sa ai përket realizimit janë mbi 2 miliardë euro. Kemi arritur ta ngushtojmë deficitin. Planifikimi për vitin 2021 ishte -4.6%”.

“Kemi pasur performancë më të mirë te të hyrat tatimore me 30%. Ka qenë shqetësim nga ana e komunave që do të bien të hyrat tatimore. Te shpenzimet e udhëtimit janë shpenzime edhe të komunave dhe Kuvendit. Nëse shohim mëditjet 3.7 milionë euro ka qenë vitin në 2019”.

Kryetari i Komisionit, Armend Muja tha se planifikimi për të hyrat tatimore ka qenë 1.9 miliardë euro ka përfunduar mbi 2 miliardë euro.

Deputeti i PDK, Mërgim Lushtakun, tha se raporti është shumë i varfër  dhe se të dhënat nuk janë renditur si duhet.

“Raporti financiar është shumë i varfër. Pa një analizë të mirëfilltë nuk janë të renditura të dhënat. Pa detajizim raporti nuk i plotëson kriteret. Për mallra janë shpenzuar 26 milionë euro”.

Të ngjashme