Historiani Jusuf Buxhovi tha se presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova ishte jashtë loje sa i përketi partneritetit ndërkombëtar.
Historiani Jusuf Buxhovi në emisionin Pressing të T7 tha se Hashim Thaçi ishte partner i faktorit ndërkombëtarë së bashku me ekipen e tij.
“Partner i faktorit ndërkombëtar ka qenë Hashim Thaçi me ekipin e tij”, tha Buxhovi.
Buxhovi po ashtu tha se Rugova e ka përjetuar rëndë vrasjen e Ahmet Krasniqit si dhe që faktor kryesor u bënë Hashim Thaçi dhe UÇK’ja.