Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm në të cilin Konfindustria vlerëson, se renditja e Shqipërisë në zonën e rrezikut nga agjencitë e specializuara të Këshillit të Europës për dukuritë kriminale të qarkullimit të parave të “zeza” dhe “pastrimit të parave”ishte i pritshëm dhe i paralajmëruar.
Në sondazhin e përvitshëm të kryer nga Qëndra e Studimeve të Konfindustrisë në dhjetor 2019 kishte një rritje me pothuaj 50% të shqetësimit të bizneseve për pasojat e veprimtarive të “pastrimit të parave”
në dëmtimit të konkurencës në treg.
Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme që prej pothuaj 2 vjetësh është bllokuar në Kuvendin e Shqipërisë miratimi i projekt-ligjit për publikimin e emrave të pronarëve të fshehur të kompanive “guackë” të regjistruar në të ashtuquajturat parajsa fiskale.
Nisma ligjore ishte marrë me kërkesën e vazhdueshme të Moneyval, agjencia e specializuar për luftën kundër “pastrimit të parave” në vendet antare dhe kandidate të Bashkimit Europian. Kompanitë “guackë” përbëjnë një nga burimet kryesore në nivel botëror me anë të së cilave kryhen veprimtaritë kriminale të qarkullimit dhe pastrimit të parave të zeza”.
Burimet e kapitaleve të kompanive “guackë” kanë rrezik të lartë të jenë me natyrë korruptive të qeveritarëve e zyrtarëve nga e gjithë bota, fshehje fiskale, grupe terroriste dhe deri te vënde kundërshtare me interesat gjeostrategjike të Shqipërisë dhe aleatëve tanë EuroAtlantikë.
Në Shqipëri kompanitë e regjistruara në parajsa fiskale janë të shtrira pothuaj në të gjithë sektorët e ekonomisë dhe sidomos në sektorët më strategjikë, duke përfituar mbështetje shtetërore në formën e licencave, koncesioneve, PPP, etj,.
Përmendim sektorët strategjikë si të nxjerrjes, përpunimit dhe tregtimit të hidrokarbureve, sektorin bankar, përpunimim e mbetjeve, prodhimin e energjisë, etj ku ka prani të dukshme të kompanive të regjistruara në “parajsa fiskale”me pronarë të panjohur .