Në Durrës mbytet edhe një tjetër pushues kosovar

Prishtinë | 14 Kor 2017 | 15:00 | Nga

Një pushues nga Kosova që kishte ardhur me pushime në plazhin e Durrësit është mbytur në det.

Ngjarja është regjistruar rreth një orë më parë, në orën 13:31, në sektorin “Apollonia”. Viktimë ka mbetur shtetasi Rr. R., 62 vjeç, banues në Kosovë, thuhet në njoftimin paraprak të policisë së Durrësit.

Viktima kishte ardhur për pushime në Durrës, por fatkeqësisht këto pushime u kthyen në dramë për familjen e tij.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme