Bytyçi: Qeveria përveçse shkeli Kushtetutën, vë në rrezik edhe shëndetin e qytetarëve

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 11:08 | Nga Ekonomia Online

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se vendimet e qeverisë në kundërshtim me Kushteutën dhe veprimet e improvizuara në kohën e pandemisë për të kufizuar qarkullimin e qytetarëve në pak orë të mëngjesit, rrezikonë edhe më shumë qytetarët e këtij vendi, sepse të tubohen, pa respektuar distancën.

Ai më tutje shkruan se qytetarët duhet të rrespektojnë në përpikëri rekomandimet për parandalimin e shpërndarjes së Coronavirusit.

Postimi i plotë:

Vendime në kundërshtim me Kushtetutën dhe veprime të improvizuara në kohën e pandemisë për të kufizuar qarkullimin e qytetarëve në pak orë të mëngjesit, rrezikojnë edhe më shumë qytetarët e këtij vendi, sepse i detyron ata të tubohen, pa respektuar distancën sociale, për të marrë shërbime publike shumë të nevojshme për ta dhe familjet e tyre.

Qytetarëve iu ngelen vetëm 2 orë (8-10) për të përmbushur nevojat jetike e për rrjedhojë detyrohen të vërshojnë pikat e përbashkëta, pranë njeri-tjetrit në radhë, sikurse duken grupimet si këto, përpara postës tek Qafa në Prishtinë.

Kjo është dëshmia e masave të improvizuara të ndërmarra në mënyrë të rrëmujshme nga një qeveri në rënie e cila përveçse shkel Kushtetutën, vë në rrezik edhe shëndetin e qytetarëve me paaftësinë e saj në kushtet e pandemisë.

Kjo qeveri ka pasur mundësi të mësojë e huazojë nga praktikat dhe masat e suksesshme të Kinës, Koresë së Jugut, Japonisë apo Singaporit të ndërmarra që në muajin shkurt e jo të marrë ditë pas dite vendime të ndryshme pa plan e vizion.

Megjithatë, qytetarët të respektojnë në përpikëri rekomandimet për parandalimin e shpërndarjes se virusit covid-19. Vetë-izolimi është çelësi për luftimin dhe kufizimin e kësaj pandemie.

#rrinshpi

Fotografia e Avni Bytyci

Të ngjashme