Bytyqi: Gjendja në arsim s’përmirësohet duke ia hedhur fajin njëri-tjetrit

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 09:44 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqyri Bytyqi, the se gjendja në arsim, sidomos në nivelin parauniversitar nuk mund të përmirësohet nëse institucionet ia hedhin fajin njëra-tjetrës, raporton Ekonomia Online.

Bytyqi në konferencën njëditore me titull “Analiza e testeve të Matematikës Kangaroo dhe krahasimi me testet e organizuara nga MASHT”,organizuar nga Instituti “Atomi”, me mbështetjen e GIZ-it, shtoi se si ministri janë të vetëdijshëm se sa peshë ka matematika në shoqëri, prandaj edhe janë duke përkrahur talentet në këtë fushë.

“S’mund ta ndryshojmë gjendjen e arsimit, nëse nuk jemi bashkë të gjithë, duke ia hedhur fajin njëri tjetri. Duhet përgjegjësi që nga ministria e deri te niveli poshtë”.

“Në këtë aspekt duke parë për gjendjen, duhet ndryshime të mëdha që të jemi të barabartë me vendet e tjera. Ne e kemi një vijë buxhetore që të përkrahen nxënësit që kanë talent në matematikë”.

“’Atomi’ ka zbuluar shumë talente, kemi shumë të ri që janë pjesë e universiteteve në botë, edhe ne i kemi ndihmuar. Kemi shumë punë për të bërë, jemi ne reforma të mëdha sidomos në sistemin parauniversitar”.

“Viti 2019 është viti që kemi vënë disa prioritete, janë 4 shtylla. Do t’i kushtojmë rëndësi edhe matematikës, do të identifikojmë 10 shkolla që do të jenë kampion shkolla që do të jenë shembull për zhvillimin  shkollave të tjera. Jemi pjesë e PSIA-s edhe pse nuk kemi pas rezultate, kjo na jem mundësi të punojmë më shumë”.

Jusuf Thaçi, drejtor i Instituti “Atomi”, tha se janë testuar mbi 10 mijë nxënëse. Sipas tij, nga rezultatet del se në Kosovë ka talente që mund të krahasohen me bashkëmoshatarët në botë.

Por Thaçi tha se rezultatet kanë nxjerr edhe një të dhënë që gjendja në arsim nuk është e kënaqshme, raporton EO.

“Tashmë është viti i dytë që organizojmë garën ‘Kangaroo’, janë testuar mbi 10 mijë nxënës nga gjithë vendi. Kemi mësuar dy gjëra të rëndësishme, e para edhe ne Kosovë ka talente dhe mund të krahasohen, mesatarja jo e mirë në nivel vendi na tregon që sistemi i arsimit nuk është  në nivel të kënaqshëm”.

“Ju bëjë thirrje që të investohet mund e energji resurse që t’i kthejmë matematikës rëndësinë. Ne duhet me luftuar që matematika është pjesë teorike pa zbatim praktikë, por ajo tash po zbatohet në teknologji. Provoni me hq matematikën prej pajisjeve teknologjike ato mbesin veç objekte. Mos të frikësohemi që të merremi me matematikë”.

Kryetari i komisionit për Arsim, Ismail Kurteshi, tha se shumë pak është lëvizur në përmirësimin e gjendjes në arsim në vend”.

Udhëheqësi i projektit CDBE të GIZ-it, Boris Scharlowski, foli për rezultatet e PISA 2015, edhe pse tha që kanë kaluar 2 vjet nga publikimi i rezultateve gjendja nuk ka ndryshuar.

Prandaj ai ka kërkuar që vlerësimi i nxënësve të jetë real, ngase ai tha se nga vlerësimet e brendshme dhe ato të MAShT është parë dallim prej dy notash.

“Sakët para 2 viteve erdha në Kosovë, kur u publikuan rezultatet e PISA 2015, i nderuar ministër paraardhësi juaj i prezantoi këto rezultatet dhe nuk ishte e lehtë për atë. Edhe pse kanë kaluar 2 vite besoj që të gjithë pajtohemi se është me rëndësi që të flasim për këtë çështje”.

“Përveç rezultateve që nuk ishin të mira u tregua që ka edhe sfida të tjera, si p.sh vlerësimi objektiv i nxënësve. Nga vlerësimet e brendshme dhe ato të MAShT është parë dallim prej dy notash”.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/510257149477362/

Të ngjashme