Bytyqi: Jemi të prirur për të marrë përgjegjësi, e jo për të ikur nga përgjegjësitë

Prishtinë | 19 Sht 2018 | 15:57 | Nga

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi ka pritur në takim një delegacion nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkur, derisa kanë biseduar lidhur me numrin e papunësisë së të rinjëve në vend.

Postimi i plotë:

Sot prita në takim një delegacion të udhëhequr nga  Jeremy Leffroy, deputet në Parlamentin e Mbretërisë së Bashkuar, i cili njëkohësisht udhëheqë edhe organizatën më të madhe parlamentare në botë “Global Parlamentary Network”, ndërsa Kosovën po e viziton në cilësinë e përfaqësuesit të këtij rrjeti në Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Me delegacionin që po qëndron në Kosovë për një mision faktmbledhës rreth situatës së punësimit të të rinjve në vendin tonë, biseduam për sfidat, programet dhe planet që ka MAShT në sektorin e arsimit, në veçanti ato çështje që lidhen me punësimin e të rinjve.

E informova delegacionin për ndryshimet që po bëhen në arsim, sidomos në atë profesional, në mënyrë që të zbutet përqindja e lartë e papunësisë që ka Kosova.

Sistemi ynë i arsimit duhet të avancohet në të gjitha nivelet dhe po bëhen përpjekje të vazhdueshme që arsimi parauniversitar, por edhe ai universitar të zhvillohen dhe t’i përshtaten tregut të punës, i cili ka shumë kërkesa, por nuk ka njerëz të përgatitur me shkathtësitë dhe kompetencat që kërkohen.

Ka shumë sfida në këtë drejtim, por ne po punojmë vazhdimisht dhe si Ministri jemi të prirur për të marrë përgjegjësi, e jo për të ikur nga përgjegjësitë.

Në fund të takimit falënderova delegacionin për interesimin dhe vizitën, si dhe të gjithë partnerët që po japin kontribut në arsim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme