Bytyqi: Ky vit krijoi standard në arsim, viti 2019 me 11.2 mil € më shumë

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 17:19 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka mbajtur konferencën e fundvitit për media.

Bytyqi tha se ky vit ka qenë sfidues, por edhe mjaftë i suksesshëm. Ai konsideroi se MAShT këtë vit ka qenë i hapur dhe mjaft transparent, raporton Ekonomia Online.

“Gjatë tërë vitit jemi munduar me qenë transparent me qenë bashkëpunues e sidomos me nivelin lokal dhe besoj se është krijuar një rrugë e mirë, ka qenë një vit që përveç sfidave e problemeve është krijuar një standard i mirë”, tha Bytyqi.

Bytyqi tha se buxheti për vitin 2019 është rritur për 11.2 milionë euro në krahasim me vitin 2018.

“Rritja e buxhetit, është bërë një angazhim i madh që nga nëntori i 2017 në momentin kur ne bashkë me GIZ-in e 10-të partner tjerë kemi hap një fushatë dhe gjatë tërë vitit është bërë punë në vetëdijesimin e përgjithshëm për të ndihmuar identifikimin e problemeve e arsimit dhe me i vetëdijesuar institucionet vendimmarrëse se arsimi ka nevojë për një buxhet më të madh”, tha ai.

I pari i arsimit në Kosovë, ka përmendur mundësitë që studentët e Kosovës e kanë që përmes marrëveshjes “Erasmus+” hapet perspektiva për studentët në Evropë me përfitime te mëdha.

Bytyqi tha se vendimi për matjen e performancës së mësimdhënësve ka qenë një vendim i mirë pasi që ndikon në rritjen e cilësisë.

“Me këtë vendim kemi bërë një hap pozitiv drejt ngritjes së cilësisë sepse matja e performances rrit cilësinë dhe karrierën e mësimdhënësve”, tha ai, raporton EO.

Bytyqi tha se edhe vendimi për përdorimin e telefonave celularë në institucionet edukative-arsimore parauniversitare ka qenë një hap i mire, po ashtu edhe rritja e shumës së bursave për studentët.

Ai po ashtu përmendi testin PISA 2018 dhe tha se shpreson që do të jetë më u suksesshëm se sa ai i vitit 2015.

“Organizimi i testit të maturës i ndarë në katër regjione dhe katër teste të ndryshme ka dhënë rezultate më reale që kanë qenë deri më tani. Në vitin shkollor të 2019 shpresoj se do na zë me tekste të reja që do të jenë për përdorim”, tha ai.

Pas konferencës, ministri Bytyqi ndau mirënjohje për mësimdhënës dhe drejtorët më të dalluar për vitin 2018.

https://www.facebook.com/EkonomiaOnline/videos/601151950318239/

Të ngjashme