Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka reaguar pas miratimit të ligjit për gjuhët në Maqedoni.
Bytyqi përmes një postimi në Facebook ka uruar shqiptarët dhe Parlamentin e Maqedonisë. Sipas kreut të MAShT-it, miratimi i ligjit për gjuhët është një arritje e rëndësishme për popullin shqiptar.
Postimi i plotë i Shyqiri Bytyqit:
Sot Parlamenti i Maqedonisë ka Miratuar ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni kjo është një arritje e rëndësishme për popullin shqiptar. Në të gjitha organet e pushtetit qendror në Republikën e Maqedonisë, institucionet shtetërore, ndërmarrjet publike, drejtoritë etj, gjuhë zyrtare përveç gjuhës maqedonase dhe shkrimit të saj do të jetë edhe gjuha shqipe.
Urime për popullin shqiptar dhe Parlamentin e Maqedonisë i cili dha dritën jeshile për miratimin e këtij ligji.
Sh.Bytyqi