Bytyqi merr mbështetje nga dy universitete prestigjioze amerikane

Prishtinë | 17 Qer 2019 | 11:50 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, ka pritur në takim një delegacion të dy universiteteve prestigjioze amerikane, Universitetit “James Madison” të Virgjinisë dhe Univeristetit “Mercer” të Gjeorgjisë, të ciëlt i falënderoi për mbështetjen e dhënë në fushën e arsimit dhe shkencës në Kosovë.

Ai tha se janë pajtuar që bashkëpunimi me dy kërto universitete të fuqizohet dhe të vazhdon edhe në të ardhmen.

Njoftimi i plotë i ministrit Bytyqi:

Kisha nderin të takohem sot me një delegacion të udhëheqësve dhe mësimdhënësve të dy universiteteve prestigjioze amerikane: Universitetit “James Madison” të Virgjinisë dhe Univeristetit “Mercer” të Gjeorgjisë, të cilët po qëndrojnë në Kosovë për të marrë pjesë në konferencën “Nga paqja në prosperitet – Transformimi i shoqërisë kosovare përmes lidershipit të mirë”, e cila do të mbahet sot në Prishtinë.

Falënderova këto dy universitete dhe të gjitha universitetet amerikane për mbështetjen që kanë dhënë për arsimin kosovar, e në veçanti për arsimin e lartë, sepse shumë projekte të përbashkëta që janë realizuar, kanë ndikuar pozitivisht në arsimin e Kosovës.

Po ashtu, theksova se, presim bashkëpunim edhe më tutje me universitetet amerikane, sidomos tani kur po bëjmë përpjekje për ta rishikuar arsimin në përgjithësi, e sidomos arsimin e lartë.

Të ngjashme