Bytyqi merr vendim për datat e Maturës Shtetërore për afatin e qershorit

Prishtinë | 25 Shk 2019 | 16:39 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka marrë vendim për caktimin e datave të mbajtjes së provimit të Maturës Shtëtërore për afatin e qershorit.

Sipas këtij vendimi, pjesa e parë e Matyrës Shtetërore do të mbahet nga data 5 deri më 8 qershor 2019, ndërsa pjesa e dytë nga data 19 deri më 22 qershor 2019.

Provimi do të mbahet në katër lëndë, tri nga të cilat obligative dhe një me zgjedhje nga vet nxënësit. Vendimit i është bashkëngjitur edhe lista e lëndëve me zgjedhje për të gjitha gjimnazet dhe shkollat e arsimit profesional, e që janë lëndët: Fizikë, Kimi, Biologji, Informatikë, Gjeografi, Histori, Sociologji, Psikologji, Ekonomi me ndërmarrësi, Edukatë qytetare, Histori e artit, Teori e muzikës dhe harmoni.

Në vendimin e ministrit Bytyqi bëhet e ditur se tërheqja publike e shortit për renditjen e mbajtjes së provimit të Maturës Shtetërore nëpër regjione bëhet më 3 qershor 2019.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme