Provimit Shtetëror të Maturës i janë nënshtrohen 10 mijë e 15 nxënës.
Me këtë rast ministri në detyrë i Arsimit, Shyqyri Bytyqi i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Shtimes Naim kanë vizituar Shkollën e Mesme Profesionale në këtë komunë, raporton Ekonomia Online.
Bytyqi tha se organizimi i testit të maturës për dallim nga vitet e tjera është duke u përmirësuar dukshëm, duke u eliminuar çdo parregullsi.
Me këtë rast ai u ka uruar sukses të gjithë atyre që i janë nënshtruar testimit në afatin e dytë.
“Sot është afati i dytë i testit të maturës dhe ne patëm dëshirë që të vijmë përafërm në komunën e Shtimes që t’i vizitojmë shkollat dhe të shohim si po ec testi. Falënderojmë edhe kryetarin edhe Drejtorin e DKA-së për pritjen që na bënë .
“Ajo çka pamë brenda është vërtetë një sukses për tu admiruar, nga që ne kemi tentuar vazhdimisht që testin e maturës ta krijojmë një organizim të mirë dhe ta krijojmë një vetëdije që qëllimi kryesor të përqendrohet në suksesin e tyre”.
“… në të kaluarën që kemi pas shumë probleme në provimet e ndryshme, por gradualisht po kthehemi në seriozitetin e testit të maturës, dhe ky është suksesi më i madh”.
“Po e shfrytëzoj rastin të ju njoftojë se janë mbi 10 mijë që sot po i nënshtrohen testit të maturës, në afatin e dytë që të kenë sukses dhe të vazhdojnë tutje në shkollimi e tyre të lartë”.
Bytyqi shtoi se rezultatet pritet që të publikohen deri më 16 shtator, madje ai u shpreh i bindur se kopjimet në këtë afat janë minimale.
“Në fillim do të grumbullohen testet dhe rezultatet priten të dalin me 16 Shtator. Në afatin e kaluar kopjimet kanë qenë minimale ndërsa këtë afat gjithçka ka është në rregull”.
Kryetari i Komunës së Shtimes, Naim Ismajli tha se prioriteti i tyre është që të krijojnë një ambient sa më të mirë për nxënësit.
“Bashkë me Ministrin e Arsimit, e pamë së afërmi punën e nxënësve që sot ata në një far forme po riprodhohen dhe po regjistrojnë veten në afatin e dytë nga ajo që pamë ne kushtet janë shumë të mira në kuptimin e ambientit për një test dinjitoz”.
“Besoj dhe shpresoj qe nxënësit të jenë përgatit dhe këtë test ta kalojnë dhe sigurisht pas kësaj të marrin rrugën drejt studimeve. Ne me mësimdhënësit kemi pasur një bashkëpunim të mirë në disa projekte dhe do të vazhdojmë t’i mbështesim shkollat tona. Një nga shtyllat kryesore të arsimit dhe prioritet i yni është të krijojmë një ambient të mirë për nxënësit”.