Bytyqi për aksidentin në Veternik: Ministër, edhe sa qytetarë duhet të pësojnë me jetë deri sa ju të merrni veprime

Prishtinë | 10 Mar 2023 | 17:52 | Nga Ekonomia Online

Deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar pas aksidentit në lagjen “Veternik” ku një këmbësor u godit nga një veturë, teksa po kalonte rrugën.

Bytyqi tha se para 6 muajve i ka adresuar pyetje parlamentare ministrit Liburn Aliu për ndërtimin e mbikalimeve por që sipas saj asnjë veprim nuk është marrë nga ai.

Ajo tha se kjo rrugë është kthyer në rrugë të vdekjes për këmbësorët dhe i shtroi pyetje prapë ministrit duke i thënë se edhe sa qytetarë duhet të vdesin që ai të marrë vendime.

Postimi i plotë

Për aksidentet e shpeshta në rrugën e Veternikut, ku qytetarët e pësojnë me humbje jete pata ngritur shqetësimin para 6 muajsh me një pyetje parlamentare drejtuar ministrit Liburn Aliu, me kërkesë për ndërtimin e mbikalimeve, që edhe ashtu kanë kosto modeste. Që nga ajo kohë asnjë veprim i marrur nga ministri!

Kjo rrugë është kthyer në rrugë të vdekjes për këmbësorët, të cilët në mungesë të mbikalimeve detyrohen të kalojnë në këmbë.

Sot, edhe një këmbësor humbi jetën pasi u shkel për vdekje në këtë rrugë.

Ministër, edhe sa qytetarë duhet të pësojnë me jetë deri sa ju të merrni veprime!? Gjendja është alarmante! Vepro!!

Të ngjashme