Ministri në detyrë i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka prezantuar rezultatet e testit PISA në një konferencë për medie, raporton Ekonomia Online.
Kosova sërish është radhitur ndër të fundit në testin ndërkombëtar PISA 2018, këto rezultat nuk i ka pritur ministri në detyrë.
Bytyqi thotë se është bërë përpjekje e madh në organizimin e këtij testi, duke shtuar se gjatë javës do të dilet me raport për secilën shkollë veç e veç.
“Ajo çka pritur nuk kemi rezultatet të mira, jo atë që kemi pritur, kemi bë përpjek më të madh që të organizojmë testin PISA, kishim veç tre muaj”.
“Ajo se çfarë ne kemi prit nuk e kemi dhe është ëmë pak ndryshime. Kemi bërë përpjekje të madhe të testit PISA në mënyrë qe të shënojmë rëndësinë e madhe të nxënësve në PISA”.
“Nuk janë rezultate që kishim dashur ti shohim sot. Pjesën nga matematika kemi ndryshime pozitive, dhe leximit kemi rritje në krahasim me vitin 2015. Derisa të shkenca kemi rënie në krahasim me testin PISA 2015”, tha ai.
Ministri Bytyqi deklaroi se në këto rezultatet ka ndikuar forma digjitale, e cila ishte mënyra e parë e testit PISA.
Por, Bytyqi theksoi se në vitin 2021 Kosova do të jetë e përgatitur pasi të gjithë shtetet do të jenë të obliguara të hynë në këtë formë.
“Na duhet kohë që të analizojmë raportet dhe të dalim me rezultatet me konkrete. Rezultati i shkencës ka ndikuar pasi është hera e parë në formë digjitale. Por është hapni mirë që jemi futur në mënyrë digjitale andaj 2021 të gjithë shtetet do të jenë të obliguara të hynë në këtë mënyrë andaj ne do ta kemi më të lehtë”, ka thënë Bytyqi.
Bytyqi theksoi se testi PISA nuk e matë vetëm performancën e nxënësve, por gjithë vlerësimin shoqëror të vendit.
Ndër të tjera, ai tha se duhet të rishikohen dobësitë dhe të ketë angazhim më të madh nga të gjithë.
“Ne jemi marrë vetëm me çështje teknike pasi në vitin 2015 nuk kemi pasur përgatitje të mira. PISA nuk e mat vetëm performancën e nxënësve, por vlerësimin shoqëror të një vendi. Tani e tutje do të jemi pjesë e testeve ndërkombëtare e cila do të jetë mundësi për ndryshimin e kurrikulave”.
“Do t’i shohim dobësitë dhe do të ketë kohë të mjaftueshme. Për të dal në rezultatet të mira duhet të kemi një angazhim të përgjithshëm shoqëror e jo vetëm një individ”, u shpreh Bytyqi.
Zyrtari për sigurimin e cilësisë, standarde, vlerësim dhe licencim në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, preznatoi në detaje e rezultatet.
“Në PISA 2018 Kosova është e katërta kah fundi në lexim, në vitin 2015 kemi qenë të fundit me një shtet tjetër. Në matematikë jemi të pestit kah fundi ngjashëm me Marokon”.
“Në shkencë jemi të katërtit nga fundi dhe prej momentit kur është futur sistemi kompjuterik në shumicën e shteteve kanë pasë rënie. Edhe tek ne në shkencë testimi ka ndikuar më shumë në rënie”.
“Sa i përket gjinisë në gjuhë kemi një dallim të madh në mes vajzve dhe të djemve ku vajzat kanë performuar shumë më mirë se djemtë. Në matematikë është e kundërta, por dallimi është më i vogël”.
“Vajzat gjithashtu kanë dalë më mirë në shkencë, por me një dallim të vogël. Vajzat janë më të mirë në tri nivelet e para, ndërsa në nivelet e larta kanë performuar më mirë djemtë”.
Sipas rezultateve në lexim, matematike dhe shkencë Kosova radhitet në vendin e 3 nga fundi.
Kosova, ka lënë mbrapa vetëm Republikën Domenikane dhe Filipinet. Vendin e parë e mban Estonia e pasuar nga Kanada dhe Finlanda.
Kosova mori pjesë për herë të dytë në këtë test në vitin 2018 ndërsa në PISA-n e vitit 2015 ishte renditur po ashtu e treta nga fundi në tabelë, atëherë në mesin e 72 shteteve.