Valentina Bytyqi – Sefa, që është nënë e dy fëmijëve, ka thënë se greva është e dëmshme për fëmijët
“Për secilin fëmijë është e dëmshme greva në kuptimin e humbjes së orëve mësimore – por ende më e dëmshme është për ata që kanë pasë të fillojnë klasën e parë”.
“Ti vazhdimisht e motivon fëmijën për një proces të ri dhe për një ecje drejt edukimit dhe arsimimit dhe është njëfarë dëshpërimi për ata fëmijë, pasi nuk mund ta kuptojë ndërprerjen e procesit mësimor për këtë që po flasim”.
“Është koha biologjike që ata e dinë që duhet t’i rikthehen shkollës, koha kur ne prej fundit të qershorit deri në fund të gushtit gjithcka e planifikojmë”, tha ajo në emisionin Familja Ime.