Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), Shyqiri Bytyqi, ka thënë se sigurimi i cilësisë në arsim mbetet sfidë për të gjitha nivelet, raporton Ekonomia Online.
Bytyqi në takimin e nivelit të lartë ku po marrin pjesë kryeministri Ramush Haradinaj edhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Enver Hoxhaj, ka ka paralajmëruar se shumë shpejt do të do të do të caktohet një koordinator nacional që ka për qëllim të marrë informacione për këtë çështje.
“Sigurimi i cilësisë, aktualisht jemi larg. Duhet të kemi 40 koordinator të cilësisë nga 1100 sa duhet të jenë. Ne shumë shpejt do ta vendosim një koordinator në qendër, koordinator nacional e që ka detyrë të merr informacione nga qendrat”.
Bytyqi tha se BE kërkon që deri në vitin 2020, 95 për qind e fëmijëve të janë pjesë e niveli parashkollor, përderisa në Kosovë marrin pjesë vetëm 30 deri në 35%. Këtë pjesëmarrje ai e ka arsyetuar se numrin e vogël të çerdheve edukatorëve e buxhetit.
“Ne të gjithë jemi akterët kryesor dhe se tema e arsimit duhet të ketë një arsim të gjithëve. Tek niveli parashkollor mbetet shqetësues pjesëmarrja e ulët në këtë nivel. Aktualisht pjesëmarrja është në nivel jo të kënaqshëm. 30-35 % marrin pjesë, ndërsa me kërkesat e BE kjo duhet të jetë 95%”.
“Kemi i mungesë të çerdheve, të objekteve kemi mungesë të edukatorëve. Kur them kemi mungesë të edukatorëve kemi edhe mungesë të buxheti”.
Bytyqi tha se Agjencia e Kosovës për Akreditim (AKA) është në fazë të vështirë pas shkarkimit të bordit. Ai ka paralajmëruar se shumë shpejt ai do të jetë funksional.
“Agjencioni i akreditimit posaçërisht që e kemi pas një fazë të vështirë. Çështja është që Agjencioni i Akreditimit të jetë sa më shpejt funksional. Ne kemi gjet një numër të madhe të agjencioneve të pavarura që janë udhëheq me ushtrues detyre dhe ne jemi duke punuar që ata të kalojnë në krye të detyrës”.
Bytyqi ka paralajmëruar se viti shkollor 2019-2020 do të fillojë me tekste të reja shkollore.
“Viti 2019-2020 do të na gjej me tekste të reja që janë në përputhje me kurrikulat. Këtë vit do ta organizojmë një test të maturës më ndryshe, nuk do të mbahet testi në krejt vendin në të njëjtën ditë mirëpo do të realizohet në katër regjione”.




