Në vazhdën e urimeve për Krishtlindjet Ortodokse edhe i pari i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka uruar besimtarët ortodoksë, shkruan Ekonomia Online.
Bytyqi nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka shkruar se paqja, toleranca e kësaj feste të dominojë mes njerzëve dhe në jetën e përditshme.
Postimi i plotë i Bytyqit në Facebook:
“Të nderuar besimtarë ortodoksë,
Urime Krishtlindjet, uroj që mesazhet e fuqishme që përcjell kjo festë si paqja, toleranca e mirëkuptimi mes njerëzve, të jenë pjesë e jetës së përditshme të të gjitha familjeve”.