Papa Françesku: Zoti i do të gjithë, edhe njerëzit më të këqij

Prishtinë | 25 Dhj 2019 | 09:39 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku tha gjatë meshës së Krishtlindjeve se Zoti i do të gjithë njerëzit, madje edhe ata më të këqijtë. Këtë deklaratë e bëri gjatë meshës në Vatikan.

“Ju mund të keni ide të gabuara, ju mund të keni bërë rrëmujë të plotë të gjërave, por Zoti vazhdon të ju dojë”, tha kleriku argjentinas.

Gazetari i BBC-së thotë se kjo deklaratë nga disa mund të lidhet me skandalet e Kishës Katolike, përfshirë rastet e ngacmimeve dhe sulmeve seksuale ndaj personave të mitur.

Në meshën e Krishtlindjeve kishte edhe fëmijë të disa vendeve të botës, përfshirë Venezuelën, Irakun dhe Ugandën.

“Krishtlindja na sjell ndër mend se Zoti vazhdon të na dojë të gjithëve, edhe më të këqijtë nga ne. Mua, juve, secilit na thotë: Ju dua dhe do t’ju dua gjithmonë, sepse ju jeni të çmuar në sytë e mi”, tha papa 83-vjeçar,  shkruan “BBC”, transmeton Express.

Javën e kaluar, Papa Françesku miratoi ndryshim të rëndësishëm sa i përket fshehtësisë së rasteve të dhunimit të fëmijëve, duke e rritur transparencën e Kishës Katolike ndaj publikut dhe autoriteteve

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme