Papa Françesku apel çifteve: Bëni fëmijë

Prishtinë | 26 Dhj 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

Kur vjen fjala te familja, “një shqetësim që më vjen në mend, të paktën këtu në Itali është dimri demografik.” Kështu është shprehur Papa Françesku gjatë lutjes në Sheshin e Shën Pjetrit të dielën.

“Mesa duket shumë çifte po preferojnë të rrinë pa fëmijë ose me një fëmijë. Kjo është tragjedi,” shtoi më tej Ati i Shenjtë.

Ndërsa, në një letër të drejtuar çifteve kudo në botë, Françesku shprehet se pandemia e ka bërë bashkekzistencën më të vështirë ndërsa shtoi se për ta menaxhuar situatën duhet durim.”

“Ne po bëjmë gjithçka që është e mundur që të rifitojmë ndërgjegjen për ta kapërcyer këtë dimër demografik që shkon kundër atdheut dhe të ardhmes sonë”, nënvizoi Papa.

Koha që njerëzit shpenzojnë me njëri-tjetrin është shtuar për shkak të kufizimeve të imponuara nga pandemia, por Papa shton se kjo është një mundësi unike për të kultivuar dialogun në familje.

“Nuk është e lehtë të jesh bashkë gjithë ditën kur në të njëjtën shtëpi duhet të punosh, të studiosh, dhe të pushosh. Mos e lini veten të kapërcehet nga lodhja, fuqia e dashurisë do t’ju mundësojë të shikoni të tjerët më shumë sesa lodhjen tuaj”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme