Protestë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Gjakovë

Prishtinë | 06 Jan 2020 | 09:43 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Qytetarët e Gjakovës janë mbledhur para Kishës Ortodokse ku protestuan kundër ardhjes së shtetasve serbë me arsyen se të njëjtit kanë kryer krime në këtë komunë, raporton Ekonomia Online.

Njëri ndër qytetarët që po proteston në Gjakovë kundër ardhjes së serbëve tha se nuk janë kundër ardhjes së pelegrinëve serbë, por janë kundër ardhjes së kriminelëve që po fshehën nën petkun e pelegrinëve.

Qytetarët gjakovarë kanë protestuar kundër ardhjes së pelegrinëve serbë në Kishën ortodokse të këtij qyteti.

Në mesin e protestuesve janë edhe nënat gjakovare nga shoqata “Thirrjet e Nënave” që kërkojnë zbardhjen e fatit të bijve dhe bijave të tyre të zhdukur në luftën e fundit.

Protestuesit në duar po mbajnë fotografitë e të gjithë të zhdukurve të këtij qyteti dhe me mbishkrimin “Gjakova nuk harron”.

Protestuesit thonë se në mesin e atyre të cilët vijnë në Gjakovë janë edhe kriminelë të cilët kanë kryer krime gjatë luftës. 

Nysrete Kumanova nga shoqata “Thirrjet e Nënave” adresoi kritika për institucionet e Kosovës për mos angazhim në zbardhjen e fatit të 750 personave të zhdukur nga Gjakova, dhe daljen para drejtësisë të kriminelëve serbë për vrasjen e 750 personave tjerë në këtë qytet.

Ajo tregoi edhe për gjitha vështirësitë që po i hasin tash e 21 vjet në këtë drejtim.

Derisa mbanin në duar fotografitë e të gjithë të zhdukurve të këtij qyteti, qytetari Kasim Qerkezi tha se ata nuk janë kundër pelegrinëve serbë, por kundër kriminelëve që po fshehën nën petkun e tyre.

E detaje për masakrën që ka ndodhur 21 vjet më parë, tregoi i mbijetuari, Agron Binaku, i cili paraqiti me emër dhe mbiemër atë që kanë bërë krime në Gjakovë.

Të ngjashme