Çahet autostrada, Britania në kaos për shkak të përmbytjeve

Prishtinë | 21 Dhj 2019 | 11:15 | Nga Ekonomia Online

Shirat e rrëmbyer kanë shkaktuar përmbytje dhe kaos në Britani, duke paralizuar vendin. Agjencia e Mjedisit ka ngritur 250 paralajmërime për përmbytje dhe rrezik në shumë zona.

Ndërkohë, pamjet tregojnë autostrada, metro dhe rrugë të mbytura. Në 36 orët e fundit, intensiteti i reshjeve është shtuar ndjeshëm, duke krijuar kaos në qarkullimin e mjeteve.

Ndërsa, një rrëshqitje tokë afër Guildford shkaktoi çarje të madhe në autostradën M23, e cila u mbyll në të dy drejtimet afër Crawley dhe në West Sussex.


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme