Ministri i Punëve të Jashtme i Shqipërisë Gent Cakaj dhe ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Vlora Çitaku, kanë takuar sekretarin e shtetit amerikan Mike Pompeo.
Lajmin e ka bërë të ditur Cakaj, nëpërmjet llogarisë në Facebook:
“Unë e Vlora së bashku me Sekretarin Pompeo pas një darke në Washington ku shpalosëm trashëgiminë e përbashkët historike të harmonisë fetare të Kosovës e Shqipërisë !”.