Cakaj: Hapja e negociatave për Shqipërinë e domosdoshme

Prishtinë | 29 Maj 2019 | 12:27 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se mbledhja e Ministrave të Jashtëm të Ballkanit Perëndimor me Ministrat e Jashtëm të Grupit të Vishegradit nuk është vetëm shprehje e një Vishegradi më dinamik brenda Evropës.

“Mbështetja e shtuar e vendeve të Vishegradit për politikat e zgjerimit të BE-së duhet të përkthehet në një Evropë më aktive për hapjen e negociatave për Shqipërinë sa më parë. Në fakt, hapja e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë do të duhej të ishte kurorëzuar zyrtarisht që vitin e shkuar”, ka shkruar Cakaj në Facebook.

“Hapja e negociatave për Shqipërinë në këtë moment, ndërkaq, është e domosdoshme për ta ruajtur besueshmërinë e procesit të zgjerimit në përgjithësi dhe thelluar kursin reformave radikale të saj në veçanti”.

“Tani është momenti kritik që vlerësimi pozitiv teknik i Komisionit të shndërrohet në vullnet politik të Këshillit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme