Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj e ka falënderuar homologun e tij nga Kosova, Behgjet Pacollin për ndarjen e 1 milion eurove për t`i dalë në ndihmë të prekurve nga tërmeti i 26 nëntorit.
“Thjesht pa fjalë të mjaftueshme për ta falënderuar Ministrin e Jashtëm të Republikës të Kosovës, z. Behgjet Pacolli, për zemrën e tij të madhe, shpirtin bujar, solidaritetin e pashembullt dhe mbështetjen e pakrahasueshme për Shqipërinë në këto kohë të vështira ! Mbështetja e tij personale e institucionale për Shqipërinë jo vetëm do të vlerësohet gjithmonë shumë lart por nuk do të harrohet asnjëherë”, shkruan Cakaj në Facebook