Cakaj mohon zërat për tërheqjen e KE-së nga zgjedhjet

Prishtinë | 26 Qer 2019 | 15:44 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm, Gent Cakaj, ka deklaruar së fundmi se lajmi se KE ka anuluar delegacionin e tij për të vëzhguar zgjedhjet në Shqipëri, është i pavërtetë.

Ai ka theksuar se nuk është një vendim i këtij KE-së për anulimin e delegacionit.

“E para nuk është një vendim i këtij institucioni, i Këshillit të Evropës, që ju referuat. Është i pavërtetë. E dyta mua nuk më takon të komentoj mbi veprimet e organizatave të caktuara. Mua të takon të komentoj politikisht se zgjedhjet e 30 qershorit janë legjitime dhe kanë marrë edhe mbështetjen e ndërkombëtarëve”, është shprehur ai.

Ndërkohë, në një konferencë të jashtëzakonshme për media, kreu demokrat Lulzim Basha përsëriti thirrjen që më 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje, shkruan albeu. Teksa komentoi anulimin e vizitës së delegacionit të Këshillit të Evropës, u shpreh se ky ishte një mesazh i qartë se zgjedhje në Shqipëri nuk ka.

“Më 30 qershor nuk ka zgjedhje në Shqipëri. KE ka vendosur të mos sjellë delegacion edhe pas ftesës së qeverisë. KE e ka marrë këtë vendim sepse 30 qershori nuk është ditë zgjedhjesh në Shqipëri”.

Të ngjashme