Cakaj: Në qershor presim marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave

Prishtinë | 06 Maj 2019 | 12:59 | Nga Ekonomia Online

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj, tha se në qershor Shqipëria pret vendimin për hapjen e negociatave të anëtarësimit të vendit në BE.

Sipas tij, anëtarësimi vendit në BE do të jetë një mundësi shtesë, që do e bëjë vendin institucionalisht më funksional.

“Këtë muaj presim marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave. Raporti i Komisionit presim që të jetë dëshmi e shndërrimit pozitiv që vendi ynë ka bërë në rrugën e pakthyeshme të integrimit Evropian. Procesi i integrimit të vendit në BE është edhe më gjerë se kaq”.

“Hapja e negociatave për anëtarësimin, që pritet të bëhet në qershor do jetë një mundësi shtesë që ta bëjmë vendin institucionalisht më funksional”, tha ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme