Ministri në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj ka përkujtuar viktimat e Holokaustit.
Ai në një postim në Facebook ka shkruar se Dita e Përkujtimit të Holokaustit duhet të shërbejë edhe si thirrje kundër çdo traje të anti-semitizmit.
“Dita e Përkujtimit të Holokaustit: kjo ditë duhet të shërbejë jo vetëm për të kujtuar viktimat dhe bashkëndjerë dhimbjen e hebrenjve gjatë Holokaustit, por edhe si thirrje kundër çdo trajte të anti-semitizmit, racizmit dhe praktikave shoqërore të diskriminimit”, shkruan ai.