Haradinaj: Lidhjet e popullit shqiptar me atë hebrenj janë të veçanta

Prishtinë | 27 Jan 2021 | 11:14 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se lidhjet e popullit shqiptar me ati hebrenj janë të veçanta.

Në Ditën Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit, Haradinaj është shprehur se njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve.

Postimi i plotë :

Në Ditën Ndërkombëtare në Përkujtim të Holokaustit kujtojmë vuajtjet e sakrificat e popullit hebraik. Dhembjen e tyre, e ndjejmë më së miri ne që kemi përjetuar edhe vet okupimin e egër dhe gjenocidin.

Shqiptarët hapën dyert për hebrenjtë, në kohët më të vështira të mbijetesës së tyre.

Lidhjet historike ndërmjet popullit shqiptar dhe popullit hebrenj janë të veçanta. Ato do të ruhen e kultivohen edhe me tepër në të gjitha nivelet.

njohja e Kosovës nga Izraeli, ka hapur dyert për thellimin dhe avancimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve e popujve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme