Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Gent Cakaj, ka bërë të ditur se sot është takuar me zyrtarin holandez, Thijs Van Der Plas.
Cakaj me anë të një postimi në rrjetin social Twiitter tha se biseduan për zhvillimet aktuale në Shqipëri.
Kisha një takim me Thijasvander Plas. Diskutuam për zhvillimet aktuale në Shqipëri, raportin e Komisionit Evropian dhe domosdoshmërinë e një vendimi pozitiv për të ecur përpara me hapjen e bisedimeve për pranim në BE”, ka shkruar Cakaj në Twitter.