Ministri i Shqipërisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka folur lidhur me idenë e bashkimit kombëtar, teksa ka thënë se nuk është e mundur të zbatohet një projekt i tillë
Cakaj, i ftuar në emisionin ‘Prime Time’ në Kanal 10, ka thënë se ideja e bashkimit territorial mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk përkon me rrethanat politike.
“Çështja e bashkimit kombëtar nuk përkon me rrethanat objektive. Ne jemi në një rrethanë jemi krejtësisht të posaçme. Unë me politikën e Shqipërisë e kam parë të arsyeshme për bashkërendimin institucional me Kosovën. Prandaj jemi tu vazhduar çështjen e hapësirave të konsullatave në shtete të jashtme”, ka thënë ndër të tjera ai.