Ekonomia Online
FUNDIT

Cakolli: 329 aplikacione për 50 banesat sociale në Prishtinë

Cakolli: 329 aplikacione për 50 banesat sociale në Prishtinë

Komisioni i përzgjedhur nga  Komuna e Prishtinës, sot ka  filluar me me procedurën e vlerësimit të gjendjes së banimit të familjeve, sipas dokumenteve ekzistuese në lëndët e tyre. Për këtë proces kanë aplikuar 328 familje në nevojë nga të cilat do të zgjidhen 50 familje përfituese me kushtet më të rënda ekonomiko-sociale bazuar në kriteret […]

Komisioni i përzgjedhur nga  Komuna e Prishtinës, sot ka  filluar me me procedurën e vlerësimit të gjendjes së banimit të familjeve, sipas dokumenteve ekzistuese në lëndët e tyre.

Për këtë proces kanë aplikuar 328 familje në nevojë nga të cilat do të zgjidhen 50 familje përfituese me kushtet më të rënda ekonomiko-sociale bazuar në kriteret e paracaktuara në bazë të Ligjit.

Sipas Naser Cakollit, kryetar i komisionit të përzgjedhur për vlerësimin e gjendjes së banimit të familjeve sipas dokumentit ekzistues në lëndët e tyre, këto aplikime do të shqyrtohen nga komisioni me afat prej 30 ditësh.

Cakolli shtoi se më pas do të dilet në teren për verifikim, ndërkaq familjet e përzgjedhura për përfitimin e banesave pritet të vendosen pas dy muajve.

No automatic alt text available.

Image may contain: 3 people, people sitting

Të ngjashme