Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, dega Prishtinë, Bujar Cakolli, ka thënë se lidershipi inVetëvendosjes dhe kreu i Prishtinës Shpend Ahmeti janë në panik dhe janë strukur pas denoncimit të dallavereve të krimit të organizuar që e kanë bërë në kryqytet.
Cakolli ka ftuar lodershipin e Komunës të dalin dhe të ballafaqohen për punësimet e paligjshme e jo të përpiqen të fshihen përmes disa “bukurohesheve të fjetura” të VV-së me statuse në Facebook.
Cakolli paralajmëron se denoncimi i krimeve të Vetëvendosjes që i kanë bërë përmes Shpend Ahmetit në Komunë, do të vazhdojë edhe me afera dhe dellavere tjera.
Postimi i plotë i sekretarit të PDK-së në Prishtinë:
Kreret e Prishtinës dhe shefi i tyre në Vetëvendosje, të frikësuar dhe strukur prej denoncimeve publike të PDK-së së Prishtinës, po i shtijnë të flasin në publik disa “bukuroshe të fjetura” tërësisht të parëndësishme
Që keni zemer, hajdeni në debate dhe flasim për punësimet e kundërligjshme. E, qe besa, që thotë ai lideri juaj shpirtëror, edhe për plot dallavere tuaja të tjera!