Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rezervat shtetërore ka angazhuar tre ekspertë. Hilmi Jashari është angazhuar për fushën juridike, Hasim Krasniqi, në atë të prokurimit publik, ndërkaq, Lulzim Beqiri sa i përket financave, raporton Ekonomia Online.
Anëtarët e komisionit, në mbledhje të martën, u pajtuan unanimisht që nga shtatë kandidatët që kishin aplikuar të zgjidhen tre të lartcekurit.
Kryetari i komisionit, Rashit Qalaj bëri të ditur se grupi punues sipas mandatit ka mbajt takimin e pare me prezencë të dy anëtarëve duke shqyrtuar aplikimet.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Driton Hyseni, tha se e vlerëson punën e Grupit Punues.
Edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Valetina Bunjaku, u shpreh e bindur se nuk do dal ndonjë problem gjatë këtij miratimi.
“Unë pajtohem me këto propozime, grupi punues meqë kanë propozuar emrat është mirë që bashkërisht me i votu pasi nuk mendoj se do dal ndonjë problem”, deklaroi ajo.
Ndërkaq Hartimi i planit të punës u shtye për të hënën kur do jenë të pranishëm ekspertë të fushës, pa pjesëmarrje të mediave.