Komiteti i Gjyqtarëve në UEFA, ka njoftuar sot se ka përzgjedhur gjyqtarin i cili do të vendos drejtësi në finalen e Champions League, në mes Real Madrid dhe Liverpool, e cila zhvillohet më 26 maj në Stadiumin e Kievit.
Gjyqtari i ndeshjes finale në Champions League, është serbi Milorad Mazic, gjyqtar ndërkombëtar që nga viti 2009 dhe është ndër të zgjedhurit e FIFA-s po ashtu, për të marrë pjesë në Kupën e Botës “Rusi 2018”.
Gjatë këtij sezoni, Mazic kishte ndarë drejtësinë në pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve dhe dy në Europa League, asnjë takim të dy ekipeve finaliste, Real Madrid e Liverpool.
Milorad Mazic, i cili ishte gjyqtarë në finalen e Kupës së Konfederatave vitit e kaluar, që u zhvillua në mes Kilit dhe Gjermanisë (0-1), do të asistohet në Kiev nga bashkatdhetarët e tij, Milovan Ristic dhe Dalibor Djurdjevic, kurse si zyrtarë i katërt do të jetë francezi Clement Turpin.
Gjithashtu, serbët Nenad Djokic dhe Danilo Grujic, do të jenë arbitra shtesë, prapa portave.