Zbulohet topi që do të përdoret në ndeshjet eliminuese në Champions League

Prishtinë | 15 Shk 2021 | 16:41 | Nga Ekonomia Online

UEFA ka zbuluar topin e ri që do të përdoret në fazën e eliminimit të Champions League. Ngjyra të reja, dizajn i ri.

Disa veçori janë që yjet për herë të parë nuk prekin njëri-tjetrin, por janë më të mëdhenj.

Në hapësirat midis një ylli dhe një tjetri, njëzet finalet e fundit të Ligës së Kampionëve nderohen, me dizajne të veçanta dhe specifike që të kujtojnë ngjarje të tilla si goli i Zidane në finalen e Glasgow 2002 (goditja vollej më e bukur në historinë e Ligës së Kampionëve), klasi i Messit në kontrollin e topit, deri te “taktikat gjeniale” të José Mourinhos.

Duke filluar nga nesër, deri në finale në Stamboll më 29 maj, ky do të jetë topi Adidas që do të përdoret në të gjitha ndeshjet e mbetura.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme