Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji ndaj F.B për shkak që dyshohet se e ka vrarë djalin e axhës së tij, pas një konflikti për pronë.
Ngjarja kishte ndodhur rreth një javë më parë, në fshatin Novosellë të Pejës.
F.B ishte arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa u arrestua dje pas bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Kosovës. Ai u gjet afër zonës ku kishte ndodhur vrasja.
“Me datë 24.04.2021, rreth orës 14:30 minuta, në oborrin e tani të ndjerit, me dashje e për shkak të mosmarrëveshjeve të mëparshme dhe të atëçastshme rreth pronës, në mes të pandehurit dhe tani të ndjerit, gjersa tani i ndjeri ishte duke e thurur pronën, vie deri tek konflikti verbal lidhur me pronën, me ç’rast i pandehuri nga shtëpia e tij merr armën dhe gjuan në drejtim të tani të ndjerit dhe si pasojë e goditjeve nga arma tani i ndjeri nga plagët e shkaktuara vdesë gjersa i pandehuri së bashku armë largohet nga vendi i ngjarjes”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Themelore në Pejë.
Me këto veprim i pandehuri F.B për të kryer veprën penale ‘vrasje’ dhe veprën penale ‘mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim të paautorizuar të armëve’.
“Të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji pasi që gjykata vlerësoi se ekziston dyshimi se i njëjti e ka kryer veprën penale për të cilën dyshohet dhe duke e pas parasysh se i pandehuri ka qenë në arrati dhe duke e marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën e kryerjes, afërsinë familjare me të ndjerin, vendin dhe kohën e kryerjes së veprës penale, gjykata ka gjetur se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri, i njëjti mund të ikë apo mund të ndikojë në dëshmitarë e me këtë të pengoj rrjedhën normale të procedurës penale. Andaj, gjykata ka vlerësuar se paraburgimi është masa adekuate për sigurimin e prezencës së tij në procedure”, thuhet në komunikatë.