Një muaj arrest shtëpiak për katër të dyshuarit që sulmuan zyrtarët policorë

Prishtinë | 16 Qer 2020 | 14:41 | Nga Ekonomia Online

Gjykata Themelore në Pejë – Departamenti i Përgjithshëm ka caktuar masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurve F.K, A.K, T.K dhe L.R për shkak të dyshimit të bazuar se me datë 13.06.2020 në bashkëkryerje kanë sulmuar personat zyrtarë të Policisë lidhur me detyrat zyrtare duke iu shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Me këto veprime të pandehurit F.K, A.K, T.K dhe L.R dyshohet se kanë kryer veprën penale “sulm ndaj personit zyrtar” për çka me qëllim të sigurimit të prezencës së tyre në procedurë të mëtejme iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një (1) muaji.

Kundër këtij vendimi pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme