Arrestohet një person i kërkuar me urdhër arrest për vuajtje të dënimit prej 2- vitesh

Prishtinë | 11 Nën 2019 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, konkretisht njësiti policor pranë Stacionit Policor në Pejë, gjatë ditës së djeshme, zyrtarët policorë kanë ndaluar veturën ‘ Opel Kadet’ ngjyrë e kaltër pa targa, të cilin e drejtonte i dyshuari, në të cilën ishin edhe 4 persona  të tjerë.

Pasi është bërë verifikimi i personave që ishin në veturë ka rezultuar se i dyshuari, F.R. i lindur  2001 m/k/sh, ishte i kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, me urdhëresë të caktuar vuajtje të dënimit me burg prej 2- vitesh, për veprën penale vjedhje e rëndë.

Gjatë bastisjes së personit të dyshuar është gjetur një sasi e substancës së dyshuar narkotike (marihuanë). Personi i dyshuar është arrestuar, substanca e dyshuar është sekuestruar në cilësinë e provës materiale. Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit. 

Personi i dyshuar është intervistuar për rastin ‘posedim i paautorizuar i substancave narkotike, substancave psikotrope dhe analoge’, me ç’rast është iniciuar rast.

Hetuesit policorë, gjatë intervistimit, dhe pas ekzaminimit daktiloskopik të gjurmëve latente të gishtërinjve kanë arritur të zbulojnë edhe tri (3) vepra penale të vjedhjes së rëndë, që i dyshuari i kishte kryer gjatë këtij muaji, me ç’ rast kishte thyer, pesë (5) shtëpi, tri (3) në Pejë dhe dy (2) në një fshat afër qytetit.

Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personit të dyshuar i është caktuar ndalimi policor për 48 orë.

 Pas përfundimit të procedurave hetimore ndaj të dyshuarit, i njëjti do të dërgohet në vuajtje të dënimit sipas urdhëresës së gjykatës.  

Të ngjashme