Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditësh të pandehurit B. B..
I pandehuri dyshohet se nga data 14.12.2018 deri më datë 19.12.2018, ka ushtruar dhunë sistematike ndaj bashkëshortes së tij, duke përdorur edhe mjete të ndryshme, me ç’rast i ka shkaktuar lëndime të lehta trupore, kjo konstatohet edhe në raportin e lëshuar nga emergjenca e Spitalit Regjional të Gjilanit.
Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprën penale lëndim i lehtë trupor neni 188 paragrafi 3nën paragrafi 3.2 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Gjyqtari pas shqyrtimit të shkresave të lëndës, ka konsideruar se janë përmbushur kushtet për caktimin e masës së paraburgimit, pasi që i njëjti po të gjendet në liri,mund të përsërisë veprën.
Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.