Katër ekipet që kanë kaluar tutje në gjysmëfinale, tashmë kanë mësuar oraret e ndeshjeve.
Kupa e Kosovës do të vazhdojë ecurinë e saj në fazën gjysmëfinale ditën e enjte.
Në këtë fazë janë kualifikuar Ramiz Sadiku, Drita, Prishtina dhe Llapit, përcjell lajmi.net.
Drita dhe Prishtina do të jenë në nikoqir të Llapit dhe Ramiz Sadikut, në ndeshjet e para, që zhvillohen të enjten, me fillim nga ora 13:00.
Ndërsa ndeshjet e kthimit luhen më datën 13 prill.