Projektligji për Fondet Pensional do të shqyrtohet në seancën e radhës të Kuvendit të Kosovës, e cila do mbahet në seancën e radhës, më 16 qershor, raporton Ekonomia Online.
Seanca e radhës e kuvendit do të mbahet të mërkurën e javës së ardhshme, ka bërë të ditur , shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri.
Ndërkaq, e ka cilësuar si “lajm të mirë”, caktimin e seancës për shqyrtimin e Projektligjit për Trustin.
“Në seancën e radhës të kuvendit, më 16 qershor, menjëherë pas pikës së parë, e cila parasheh deklarimet jashtë rendit të ditës, do të shqyrtohet Projektligji për Fondet Pensionale”, tha ai.