Mesfushori kreativ turk shumë shpejt pritet të nënshkruajë kontratë të re me “Rossoneri”
Hakan Calhanoglu pritet ta vazhdojë eksperiencën në Milan.
Mesfushori kreativ është në bisedime të avancuara me drejtuesit e klubit.
Gazetari italian Fabrizio Romano njofton se shumë shpejt përfaqësuesi turk mund ta nënshkruajë kontratën e re me Kuqezinjtë.
Calhanoglu ka kërkuar rritje të rrogës për të nënshkruar dhe duket se Milani ia ka përmbushur apetitet atij.
Hakan i ka dhuruar së paku pesë asistime në secilin prej katër sezoneve të tij në Milan.