Hakan Calhnoglu është duke e menduar largimin nga skuadra e Milanit.Calhanoglu është një ndër futbollistët kryesor të trajnerit italian, Genaro Gattuso në këtë sezon.
Madje, ai shënoi golin e fitores ndaj Fiorentinës që ia mundëson “Rosonerëve” të besojnë ende për kualifikimin në Ligë të Kampionëve.
Mirëpo, Hakan Calhanoglu mund të jetë duke i zhvilluar ndeshjet e fundit në fanellën Kuqezi.
Sipas të përditshmes italiane “Tuttosport”, paraqitjet me shumë rënie sesa ngritje nuk do t’ia mundësojnë atij të mbetet tek Rossoneri, mbi të gjitha në rast të largimit të trajnerit Gennaro Gattuso.
Për përfaqësuesin turk flitet për një rikthim në Gjermani.