Callejon drejt Kinës

Prishtinë | 04 Nën 2019 | 14:13 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi i krahut, Jose Callejon pritet të largohet nga skuadra e Napolit gjatë afatit kalimtar të janarit për të vazhduar karrierën në Kinë, te Dalian Yifang ka shkruar të hënën sajti “Calciomercato”.

Bëhet e ditur se Callejon tashmë ka refuzuar ofertën për rinovimin e kontratës me Napolin që i skadon në fund të këtij edicioni dhe për këtë arsye do të transferohet në Kinë, transmeton Koha Ditore.

Dalian Yifang që drejtohet nga ish-trajneri i Napolit, Rafael Benitez është i gatshëm të paguajë dëmshpërblim deri në dhjetë milionë euro për Callejonin.

32-vjeçari, është pjesë e Napolit prej vitit 2013 kurse këtë edicion ka një gol e gjashtë asistime në 14 paraqitje në të gjitha garat.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme