Cana: Kosova ka arritur në futboll atë që Shqipëria nuk e ka arritur për 80 vjet

Prishtinë | 22 Jan 2019 | 15:19 | Nga Ekonomia Online

Lorik Cana ishte një  nga futbollistët më të mirë shqiptarë, transmeton Gazeta Metro.

Ish kapiteni i Kombetarës Shqiptare ka bërë një sërë lavdatash për përfaqësuesen e Kosovës në një nga mediat kosovare.

“Është një mundësi e artë për Kosovën që ndoshta nuk i përsëritet për pesë, dhjetë apo pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme. Kosova në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian do ta ketë jashtëzakonisht të vështirë për t’u kualifikuar”.

Cana u shprehë  se Kosova ka arritur aq sa Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka arritur për 80 vite.

“Kosova e ka një mundësi të artë të gjendet në gjysmëfinale të një kompeticioni ku Kombëtarja e Shqipërisë nuk e ka arritur për 80 vite

Tutje Cana i ka dalur në mbrojte trajnerit aktual të Shqipërise, Panuccit, pasi ai ka marrë shumë kritika dhe kërkesa për dorëheqje. Cana deklaroi se Panucci e  ka marrë Kombëtaren në një pozitë të vështirë dhe se vlersimin ndaj tij duhet bërë në fazën kualifikuese të Kampionatit Evropian

“Kur merr një ekip që ka arritur të luajë në Kampionatin Evropian, dhe që ka arritur në një nivel të lartë, është shumë e vështirë të mbash atë nivel. Ai është trajner i ri dhe ka dëshirë të madhe për të arritur suksese dhe gjykimi ndaj tij do të bëhet prej fazës kualifikuese të Kampionatit Evropian”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme