Kapiteni i Fiorentinas, Davide Astori ka vdekur sot në Udinese në moshën 31 vjeçare.
Kapiteni legjendar, Lorik Cana, bashkë me disa lojtarë të Kombëtares së Kosovës dhe Shqipërisë kanë shprehur ngushëllime për vdekjen e italianit, Davide Astori.
Të katër futbollistë janë shprehur të mërzitur me vdekjen e hershme të kapitenit të Fiorentinas.
“Pushon në paqe Davide Astori”, shkruan kapiteni i Kombëtares së Kosovës, Samir Ujkani.
“Pa fjalë”, shkruan Hysaj në postimin e tij në Instagram.
“Ngushëllime për familjen dhe shokët. Pusho në paqe Davide Astori“, shkruan Arlind Ajeti.