Cancelo: Jam këtu për të luftuar për Barçën, prandaj më transferuan

Prishtinë | 05 Pri 2026 | 15:57 | Nga Ekonomia Online

Joao Cancelo po shijon rikthimin e tij te Barcelona.

Në ndeshjen ndaj Atletico Madridit, ai ishte një nga më të mirët në fushë duke treguar stabilitet në mbrojtje.

Pas fitores së mbrëmshme ai foli rreth situatës së tij.

“Jam këtu për të ndihmuar Barçën dhe për të luftuar për klubin, prandaj më kanë transferuan”, u shpreh Cancelo.

Barcelona, tashmë do të përgatitet për Ligën e Kampionëve ku do të përballen përsëri me Atletico Madridin, të mërkurën në “Camp Nou”.

Të ngjashme