Fabio Cannavaro është emëruar trajneri i ri i Kinës, duke zëvendësuar pikërisht Marcelo Lippin, që dha dorëheqjen nga ky pozicion në muajin janar.
Ish-mbrojtësi i cili u shpall kampion bote me Italinë në vitin 2006, ka marrë drejtimin e përfaqësueses kineze, ndërsa Lippi tashmë do të jetë në rolin e konsulentit.
Nuk dihet ende nëse Cannavaro do të jetë trajner i përkohshëm, apo për një projekt afatgjatë, por është e sigurt që 45-vjeçari do të drejtojë Kinën në turneun miqësor që starton të martën e ardhshme.